Skip to content

Shqipëria merr dritën jeshile për Kapitullin 20, Rama: Nis numërimi

Shqipëria ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, sipas njoftimit të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi, Rama e ka cilësuar këtë zhvillim si një tjetër hap drejt objektivit të integrimit europian, duke theksuar se avancimi pritet të krijojë mundësi të reja për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Habit ligji i ri!

“Shqipëria mbyll Kapitullin e IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.

Lexo gjithashtu:  Dalin fjalet e para te 21 vjecarit qe i mori jeten nenes se tij

Kapitulli 20 lidhet me politikat e ndërmarrjeve dhe industrisë. Marrja e dritës jeshile për mbylljen e negociatave përbën një hap të mëtejshëm në procesin e përafrimit të Shqipërisë me standardet dhe politikat e Bashkimit Europian.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet se videot i ka publikuar gruaja e Adi Hilës? Dalin detajet (Video)

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik.

Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.

Published inLAJMI