Skip to content

Dimri që na pret, meteorologia Xhakollari zbulon surprizën e motit

Temperaturat kanë nisur të ulen, ndërsa vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut gjatë muajit tetor.

Meteorologia Rezarta Xhakollari tha në studion e “Takohemi n’Vizion” se pas një vere të nxehtë dhe të tejzgjatur, moti po ndryshon gradualisht, me intervale kthjellimesh dhe reshje.

Sipas saj, nesër priten kthjellime, ndërsa të dielën reshjet do të rikthehen. Fundjava e ardhshme parashikohet të jetë me diell, por temperaturat do të pësojnë sërish rënie.

Lexo gjithashtu:  Tri shenjat e zodiakut që do të tërheqin pasuri gjatë muajit tetor

Sa i përket dimrit, Xhakollari parashikon temperatura relativisht të larta dhe reshje shiu të herëpashershme, duke theksuar se nuk pritet një dimër i ftohtë dhe i acartë.

Lexo gjithashtu:  ÇADRAT ME VETE! E enjtja me mot të paqëndrueshëm, shi dhe shtrëngata në disa zona të vendit

“Temperaturat kanë zbritur. Do të kemi një tetor me reshje. Nesër, pra ditën e shtunë do të ketë kthjellime, ndërsa të dielën do të kemi sërish reshje. Pra le të themi kemi një fundjavë me reshje shiu dhe duket se ka lënë pas atë verën e nxehtë të tejzgjatur. Fundjava që vjen do të jetë me diell, por temperaturat do të bien.

Lexo gjithashtu:  Shqipëria drejt një tjetër ngjarje, çfarë pritet të ndodhë

Na pret një dimër i ngrohtë me reshje shiu të herëpashershme. Nuk do të përjetojmë atë dimrin e ftohtë e të acartë. Do të kemi vetëm reshje shiu”, tha meteorologia Rezarta Xhakollari.

Published inLAJMI