Skip to content

50-vjeçari shqiptar VD*S në duart e mjekëve grekë, u pl*gos në kokë në punë kur… (EMRI)

Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e kësaj të diele nga Greqia pasi raportohet se 50-vjeçari shqiptar Dorian Hysa, i cili mbeti i lënduar pas shpërthimit të ndodhur në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi, ka ndërruar jetë.

Mediat greke raportojnë se Hysa ka ndërruar jetë rreth orës 13:00 të së dielës. Ai ishte i intubuar në gjendje jashtëzakonisht kritike në Spitalin e Përgjithshëm “Thriasio” të Elefsinës, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në kokë.

Lexo gjithashtu:  8 të plagosur në protestë, mes tyre një deputet dhe 4 protestues

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai fatkeqësisht mësohet se mbylli sytë përgjithmonë mesditën e sotme, duke e çuar bilancin tragjik të aksidentit në dy të vdekur.

Lexo gjithashtu:  Akuza të forta ndaj Ramës/ Dh*në, dr*gë dhe korr*psion – çfarë fshihet pas gjithë kësaj?

Viktima e parë e tragjedisë së ndodhur ishte 43-vjeçari Robert Cakaj, po me origjinë shqiptare, i cili u transferua në Njësinë e Djegieve në Thriasio dhe vdiq në spital më 9 tetor.

Sakaq, bëhet me dije se autoritetet greke kanë thelluar hetimet në lidhje me shkeljen e normave të sigurisë në punë gjatë kryerjes së proceseve të mirëmbajtjes në rafineri.

Lexo gjithashtu:  Rusia i përgjígjet Ramës: Fajin mòs e kèrko te të tjerët, ato që janë në shèsh i kanë nxjerrë…

Policia greke ka vënë në pranga tre drejtues të kompanisë “Motor Oil”, të cilët në sajë të hetimeve të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, u shpallën përgjegjës të drejtpërdrejtë për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit dhe kontrollin e masave mbrojtëse në ambientet e punës.

Published inLAJMI