Skip to content

Studentët thërrasin protestë kombëtare, tubimi nis

Studentët dhe të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare këtë të martë, më 13 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Organizatorët u bëjnë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë.

Lexo gjithashtu:  Adrian Hila i sh*ste videot i*time me para, tro*dit avokati: Ja cfare u gjet ne kompjuterin e tij, por disa biznesmene

Thirrja për protestë është bërë publike përmes një pankarte, ku organizatorët shprehin pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.

Lexo gjithashtu:  I mori jetën burrit/ Fjalim hiѕtorik para gjykatëѕ, mbrojta nderin tim, donte të më pr****tuonte

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.

Ndër shqetësimet kryesore që pritet të ngrihen gjatë protestës janë kushtet në universitetet shqiptare, kostot e studimeve dhe mbështetja për studentët. Të rinjtë kërkojnë politika më konkrete që arsimi i lartë të krijojë mundësi reale për zhvillim profesional dhe punësim.

Lexo gjithashtu:  Rama nxjerr sërish forcat RENEA në terren, blindat ‘rrethojnë’ Kryeministrinë
Published inLAJMI