Skip to content

tensionuar situata në Ministrinë e Arsimit, përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve

Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.

Lexo gjithashtu:  Saimir Vishaj ndërroi jetë, miku i tij avokat i njohur ngre dyshime

Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”..

Lexo gjithashtu:  Big Brother VIP Albania, rikthehen ethet e pritjes! Kush janë emrat që përfliten si banorët e ardhshëm

Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë. Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, teksa deri më tani një prej protestuesve është arrestuar.

Lexo gjithashtu:  Shpërthim me tri’tol

Më pas autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë.

Published inLAJMI