Skip to content

Protesta e studentëve, reagon zv.kryeministrja

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestën, duke dënuar aktet e dhunës, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe dëmtimin e pronës publike.

Koçiu e cilëson të trishtë degradimin e kulturës së protestës në dhunë, duke ironizuar edhe pretendimin për provokimin nga pllakat e trotuareve.

Lexo gjithashtu:  “Të shpalljet gjendja e jashtëzakonshme”/ Vjen letra befasuese për Begajn dhe Ramën …

“E trishtë të shohësh se si kultura e protestës degradon në një dhunë të orkestruar dhe, me sa duket, të “provokuar” rëndë nga pllakat e trotuareve.

Lexo gjithashtu:  Skandalet e Ahmetaj, Veliaj, Agasi, Hyseni, Beqaj e deri tek Balluku – Arsyet pse protestohet sot, por Rama ende nuk ofron një zgjidhje

Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje.

Zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike”, shkruan Koçiu.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha akuzon Edi Ramën për sistemin e kalbur dhe nxjerr në pah
Published inLAJMI