Skip to content

, Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mosveprimin e policisë në disa situata gjatë protestës së sotme, duke thënë se sipas tij, ka ndodhur për të shmangur plagosjet e rënda nga të dyja palët.

Hoxha tha se situata e krijuar rrezikon sigurinë kombëtare, teksa shtoi se qeveria është fshehur “si struci”, duke i lënë efektivët e policisë të vetëm përballë dhunës.

Lexo gjithashtu:  E rëndë/Policia e dhunoi dhe e la pa ndjenja të shtrirë në ambientet e Kishës Ortodokse! Protestuesi nuk reagon (Video)

“Ku është fshehur kryeministri i Shqipërisë? Duhet të dalë dhe të flasë, qoftë për ata që e kanë votuar. Nuk mund të fshihet më kryeministri. Dalin në protestë djem të rinj, nuk ka asnjë lloj reagimi.

Lexo gjithashtu:  Letra nga burgu/ Veliaj: Rama më kërcënoi, dorëzo bashkinë te

Shteti fshihet si struci dhe i lë policët aty të hanë drurin, gurin dhe sharjet, atëherë ku jemi? Kjo situatë rrezikon seriozisht sigurinë kombëtare, dhe ti ia lë në dorë vetëm policëve atje”, u shpreh gazetari Hoxha në “Euronews”.

Lexo gjithashtu:  E dhimbshme sa s’ka më! Momenti kur i jepet lamtumirë vëllait dhe motrës
Published inLAJMI