Skip to content

Tr*gjedi e r*ndë! Mbytët Ismeti bashkë me gruan e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 tetorit në Shkozë të Tiranës, ku një çift bashkëshortësh, përkatësisht 65 dhe 68 vjeç, ka humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarrin në banesën e çiftit e ka vënë Astit Idrizi, 35 vjeç, i cili është bashkëjetuesi i vajzës së tyre. Viktimat janë identifikuar me inicialet Ismete Ziu, 65 vjeçe, dhe Agim Ziu, 68 vjeç.

Lexo gjithashtu:  “Studentët nuk do kenë arsim falas”/ Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Do e paguani ju deri në fund!

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”. Flakët përfshinë banesën ku jetonin dy bashkëshortët, të cilët u transportuan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe mbytjes nga asfiksia.

Lexo gjithashtu:  Bossi i i famshën shqiptar filmoi në hotelin e tij moderatore, gazetare dhe vajza të show biz duke fj*tur me të.

35-vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa motivet që mund të kenë çuar në këtë akt mbeten për t’u sqaruar.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, e cila përfundoi në mënyrë tragjike për çiftin e bashkëshortëve në Shkozë.

Lexo gjithashtu:  E rëndë/ E pëson keq i riu që foli kundër kryeministrit Rama, merret ky vendim drastik ndaj tij
Published inLAJMI