Skip to content

Protesta e një dite më parë, Ministria e Shëndetësisë: Kanë marrë kujdes 89 persona, 61 janë efektivë, 18 protestues

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike bilancin e personave që kanë marrë kujdes mjekësor pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në total 89 persona kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës dhe në QSUT, mes tyre efektivë policie dhe protestues, ndërsa disa prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në spital.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT/ Tritol automjetit të ekspertit të Kriminalistikës në Shkodër (EMRI)

Njoftimi:Sipas informacionit nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë protestës së djeshme kanë marrë kujdes shëndetësor gjithsej 89 persona, nga të cilët 61 efektivë të Policisë dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në QSUT.

Në Spitalin Universitar të Traumës aktualisht ndodhen 4 efektivë policie dhe 2 protestues të shtruar në spital, të cilët do të vijojnë të jenë nën kujdesin e ekipit mjekësor. Ndërsa të tjerët kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar, pas marrjes së kujdesit mjekësor, sipas këshillave të mjekut.

Lexo gjithashtu:  çekiç në kokë

Në QSUT, 10 pacientët janë trajtuar në shërbimet e Urgjencës Polivalente, Djegie-Plastikës dhe Okulistikës. Pas vlerësimit dhe marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor, të gjithë janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve.

Lexo gjithashtu:  Avokati Kujtim Cakrani bën akuza të rënda për babanë e Adi Hilës: “Vajzat që refuzonin…”

Aktualisht, nuk ka persona të lënduar që vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në QSUT.

Në SUT priten t’i nënshtrohen ndërhyrjes një protestues si dhe dy efektivë policie, të cilët janë koshient dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Published inLAJMI