Skip to content

Policia reagon prapë, kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë

Policia e Shtetit ka lëshuar një paralajmërim tjetër të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, duke u kërkuar atyre të mbajnë përgjegjësi të plotë për praninë e fëmijëve të tyre në protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

Përmes një deklarate zyrtare, autoritetet policore kanë vënë theksin te rritja e numrit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, ndërsa kanë njoftuar se do të ndërmarrin masa ligjore dhe dokumentim të çdo rasti ku fëmijët përdoren apo nxiten për akte të kundërligjshme.

Lexo gjithashtu:  Paralajmërimi i Ramës dhe për emigrantët: Pas anëtarësimit në BE do

Sipas Policisë së Shtetit, mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por rëndon drejtpërdrejt mbi prindërit:

“Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës”, apelon policia, duke ua kaluar barrën e kontrollit familjeve.

Më tej, në deklaratë nënvizohet se përgjegjësia ligjore dhe morale u takon fillimisht prindërve:

“Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim. […] Kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.”

Lexo gjithashtu:  “Lufta” zhvendoset te rruga Myslym Shyri/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër

Përveç thirrjes ndaj prindërve, Policia e Shtetit ka lëshuar kërcënime të qarta për procedime ligjore ndaj çdo personi apo strukture që dyshohet se po përdor të miturit si “mburojë” njerëzore në përplasjet me forcat e rendit.

“Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre. Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin”, paralajmëron policia.

Lexo gjithashtu:  Gazetari flet per detaje per dy yje tjera të show bizít te vendit tone

Në përmbyllje të deklaratës, autoritetet kërkojnë që pjesëmarrësit në tubime të distancohen nga personat e maskuar dhe aktet e shkatërrimit të pronës publike e private, duke insistuar se “fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve”.

Published inLAJMI