Skip to content

Protestat në Tiranë, reagon OKB-ja: Ndalni dhunën dhe ulni tensionet

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar së fundmi në lidhje me protestat që po zhvillohen prej katër ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve.

Në reagimin e saj, OKB-ja thekson rëndësinë e respektimit të së drejtave themelore të qytetarëve, përfshirë të drejtën për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Gjithashtu nënvizon se siguria dhe dinjiteti i të gjithëve duhet të garantohet në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Lexo gjithashtu:  Tensione te Zogu i Zi

Reagimi i plotë:

Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Related article  Kishin dalë për të vrrë “KOKËN e MADHE”! Policia arreston në flagrancë 6 persona në Gjirokastër! U kapën aty ku milioneri…

Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Lexo gjithashtu:  “Jam pronë private e Mateos”, Brikena tërheq vëmendjen me postimin e fundit

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Ndahet nga jeta papritur aktorja e madhe vetëm 50 vjeçare, ajo çfarë i ndodhi ishte e trishtë (Foto)
Published inLAJMI