Skip to content

U thirr në SPAK dy ditë më parë, ish-ministrja Olta Xhaçka

Ish-ministrja e Jashtme dhe e Mbrojtjes Olta Xhaçka është marrë zyrtarisht në hetim nga SPAK për dy vepra penale

Deputetja socialiste, dyshohet se ka kryer korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Lexo gjithashtu:  “Kishin ndodhur vjedhje, ndaj vendosa kamera”, eksperti i policise kap DETAJIN dhe nxjerr blof Adi Hilën! Ja cfare zbuloi

Vetëm dy ditë më parë Xhaçka ishte në SPAK, ku përpara saj ishte dhe bashkëshorti Artan Gaçi, i cili gjithashtu është në hetim nga SPAK.

Dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani kanë arritur të gjejnë prova për Xhaçkën dhe bashkëshortin Gaçi për 2 vepra penale. Bëhet fjalë për një dosje e ardhur nga letër porosia nga vendet e BE-së.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha: Erjon Veliajn e kanë lëvizur prap, e kanë çuar aty ku nuk ua priste mendja! Mes tij dhe Ramës prej 48 orësh po luhet një…

Sipas burimeve kemi të bëjmë me korrupsion në raport me persona të tretë dhe pastrim parash përmes kompanisë së Artan Gaçit. Gaçi njihet si investitor strategjik. Prokuroët kanë sekuestruar dokumente, kanë marrë të dhëna bankare dhe kanë pyetur persona të tretë.

Lexo gjithashtu:  Lajm i keq për shqiptarët! Qeveria bën gati ligjin për heqjen nga qarkullimi të makinave të vjetra deri në

Vijon…

Published inLAJMI