Skip to content

Aeroporti i Rinasit jep NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM për pasagjerët, ja fluturimet që anulohen

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PASAGJERËT!

Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme.

Lexo gjithashtu:  Tozaj bën deklaratën e fortë për Eni Vasilin

Anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.

Lexo gjithashtu:  Çfarë ndodhi vetëm pak ditë para videove të Adrian Hilës? Detaji që po bën bujë të MADHE në rrjet

Pasagjerët që kanë planifikuar udhëtime drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve.

Lexo gjithashtu:  Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA

Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti ynë kryesor.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT

Nënë Tereza

Published inLAJMI