Skip to content

Tirana ne proteste! Reagon kryeministri i vendit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e krijuar gjatë protestave në Tiranë. Këtë herë, ai ka publikuar një video ku shfaqen efektivë të Policisë së Shtetit duke ndihmuar dy të mitur, të cilët duket se janë prekur nga gazi lotsjellës. Postimi nuk shoqërohet me tekst, por vetëm me një emoji zemër.

Lexo gjithashtu:  “Studentët kanë të drejtë, por…”, protestat e dhunshme, Rama u flet troç grekëve dhe zbulon vendimin për dorëheqjen

Në pamjet e shpërndara nga kryeministri shfaqet edhe shefi i Komisariatit Nr. 1, Ervin Hasrama. Me simbolin e zemrës, Rama duket se përcjell një mesazh mbështetjeje për efektivët e angazhuar në terren, në një kohë kur ndërhyrjet e policisë dhe mënyra e menaxhimit të protestave janë kthyer në temë debati.

Lexo gjithashtu:  “Për ty, unë…”- Marin Mema shpërthen pas lajmit të rëndë për 28-vjeçarin që u qëllua nga policia në protestë

Reagimi vjen në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në kryeqytet. Tubimet janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe raportime për dëmtime të ambienteve dhe institucioneve.

Lexo gjithashtu:  E rèndë! 28-vjèçári nga Malësia e Madhe gjèndet i pajètë në arë

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën deri në dorëheqjen e kryeministrit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa reagimet politike dhe pamjet e publikuara nga terreni po shoqërojnë zhvillimet e protestës.

Published inLAJMI