Skip to content

Dita e 5-të e revoltës studentore, sot priten tensione

Të rinjtë kanë bërë thirrje që në orën 11:00 të kësaj paraditeje të grumbullohen përpara Ministrisë së Arsimit në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, ku kanë ftuar edhe Diasporën në këtë lëvizje.Tirana dhe disa qytete kryesore të vendit, si Durrësi, Korça, Elbasani, Shkodra apo edhe Vlora, janë përballur katër ditët e fundit me tubime të dhunshme të të rinjve studentë dhe gjimnazistë.

Lexo gjithashtu:  Eshte e detyrueshme! Çdo shqiptar duhet që të…

Këta të fundit kanë artikuluar kushte më të mira studimi dhe një jetë sociale me dinjitet, ndërsa lëvizja ka shkuar më tej duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në Tiranë pritet që sot studentët të tubohen në orën 11:00 dhe të nisin marshimin në kryeqytet. Pas përplasjes së dhunshme që dje zgjati për afro tetë orë, mes të rinjve dhe policisë pati “paqe” dhe të dyja palët qëndruan pranë njëri-tjetrit.

Lexo gjithashtu:  Ish-deputeti socialist dhuron 5-10 mijë euro “kush hedh në koshin e plehrave një ministër ose deputet të PS”

Ndërkohë skenari i ditës së sotme pritet të jetë më i qetë. Nisur edhe nga mbyllja e tubimit të djeshëm, sot pritet tension, por jo ajo dhunë e ditëve të fundit.

Kujtojmë se gjatë katër ditëve të revoltës Tirana është kthyer në një qytet kaosi, ku në zonën pranë qendrës dhe jo vetëm, nuk sheh më semaforë funksionalë, dyqanet kanë ulur qepenat nga frika se vitrinat e tyre mund të shkatërrohen, ndërsa disa institucione bankare dhe shtetërore, përfshi Ministrinë e Arsimit, atë të Ekonomisë dhe Inovacionit, si edhe Kryeministrinë e Kryesinë e Kuvendit, kanë pësuar thyerje të xhamave dhe djegie.

Lexo gjithashtu:  Del para shqiptarëve Blerina Matraku ne Top Channel: I kam dalë borxhit Adi Hilës, i dhashë 10 mijë euro, nuk e dija që kur shkova me të…
Published inLAJMI