Skip to content

Prezantohet drejtoresha e re e instutucionit te rendesishem

Sadleva Bodo është drejtoresha e re e përgjithshme e burgjeve. Ashtu siç ishte përfolur ditë më parë, sot është bërë prezantimi i saj. Në një kohë kur në Shqipëri protestat kanë paralizuar vendin, qeveria ka bërë emërimin e saj duke zëvendësuar në këtë mënyrë Adriatik Kupin.

Nga ish Ministria e Brendshme me funksion drejtues te BKH-ja si këshilltare e Joni Ketës, së fundmi ajo është emëruar në krye të burgjeve duke marrë këtë rol të rëndësishëm në sistemin penitenciar. Në njoftimin e bërë për mediet të burgjeve thuhej:

Lexo gjithashtu:  Rriten kostot për pronarët e mjeteve – paralajmërohet një tjetër taksë mbi automjetet

“PREZANTOHET DREJTORESHA E PËRGJITHSHME E BURGJEVE

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u prezantua znj. Sadleva Bodo, e emëruar në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve.

Marrja e kësaj detyre shënon një etapë të re në drejtimin e sistemit penitenciar shqiptar dhe vjen me përgjegjësinë për të vijuar punën për forcimin e sigurisë, rritjen e standardeve profesionale, zhvillimin e kapaciteteve të punonjësve, si dhe përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të personave të privuar nga liria, në përputhje me legjislacionin dhe standardet europiane

Lexo gjithashtu:  “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku: Familja ime është e …

Emërimi i znj. Sadleva Bodo shënon gjithashtu herën e parë që drejtimi i sistemit penitenciar i besohet një gruaje, një zhvillim me rëndësi institucionale që përcjell një mesazh të qartë për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe kontributin e grave në drejtimin e institucioneve publike. Një profesioniste me eksperiencën dhe trajnimet e duhura për të sjellë një ndryshim pozitiv në përmirësimin e kushteve dhe mirëfunksionimin e sistemit penitenciar.

Lexo gjithashtu:  “Më është tharë shpirti!” Nëna e Sokol Olldashit mes LOTËSH zbulon detajet që askush si dinte: Më puthi në ballë si çdo ditë, iku e s’erdhi më…

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i uron znj. Sadleva Bodo suksese në detyrën e re dhe shpreh angazhimin për një bashkëpunim institucional të bazuar në ligj, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri, në funksion të garantimit te integritetit në radhët e sistemit penitenciar”.

Published inLAJMI