Skip to content

‘Rama arratiset në Vjenë, Shqipëria në kaos e flakë’,

Ndërsa Shqipëria është përfshirë nga kaosi dhe protestat masive kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vjenë ditën e hënë. E përditshmja e njohur austriake, “Kurier”, i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës politike në Shqipëri dhe udhëtimit të kreut të ekzekutivit shqiptar.

Sipas gazetës austriake, kjo vizitë shihet si një “pushim i mirëpritur” për Ramën nga revolta popullore që prej muajsh ka përfshirë vendin, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij pas 13 vitesh në pushtet.

“Për kryeministrin shqiptar, vizita në Vjenë të hënën do të jetë një pushim i mirëpritur nga protestat që prej muajsh ziejnë në vendin e tij. Për më tepër, një vizitë e shkurtër në Austri është gjithmonë si vizita e mirësjelljes te i afërmi i pasur – Austria është investitori i gjashtë më i madh i huaj në vend, në 2025 mes dy vendeve u tregtua më shumë se kurrë më parë,” shkruan e përditshmja austriake.

Lexo gjithashtu:  Video/ Pamje prekëse nga ngjarja e rëndë në Tiranë, momenti kur i biri i viktimës kërkon të atin

Më tej, “Kurier” nëliron peshën ekonomike të Austrisë në Shqipëri, duke përmendur praninë e kompanive me emër si Verbund, Strabag, Raiffeisen Bank, Vienna Insurance Group apo CINEPLEXX, si dhe rritjen e turizmit. Pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve tregtare, Austria mbetet një nga mbrojtëset më të zëshme të integrimit të Shqipërisë në BE, ku Tirana synon anëtarësimin brenda vitit 2030.

Lexo gjithashtu:  Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta papritur pedagogia e dashur shqiptare vetëm 49 vjeçe! Dalin detajet e trishta

Sidoqoftë, gazeta vë në dukje kontrastin e fortë mes pritjes zyrtare në Vjenë dhe situatës kritike në rrugët e Shqipërisë, ku revolta e nisur nga mbrojtja e mjedisit u kthye në një lëvizje mbarëpopullore kundër regjimit.

Lexo gjithashtu:  E çtë bën pronarja!! Kjo nuk pritej! Luiz Ejlli “shtang” Sara Hoxhën, i bën këtë dhuratë (VIDEO)

“Ndërsa Edi Rama do të pritet me nderime ushtarake nga kancelari federal Christian Stocker (ÖVP), protestuesit në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit që qeveris prej 13 vitesh. Të ashtuquajturat ‘Protestat Flamingo’, të cilat fillimisht ishin kundër një projekti të planifikuar turistik luksoz, në të cilin thuhet se është i përfshirë edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë shumimi për flamingot, janë shndërruar në një zjarr masiv kundër qeverisë – fjalë për fjalë,” – përmbyll artikullin e saj gazeta e njohur austriake “Kurier”.

Published inLAJMI