Rama tha se dy ditë më parë, është neutralizuar një dron me eksploziv, që ishte i destinuar të sulmonte godinën e kryeministrisë
Gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë, teksa komentoi protestë ne studentëve.
Rama tha se dy ditë më parë, është neutralizuar një dron me eksploziv, që ishte i destinuar të sulmonte godinën e kryeministrisë. Sipas Ramës, kjo nuk ishte vepër e studentëve apo personave që po protestojnë, por ishte një dorë e huaj. Kreu i qeverisë e lidhi këtë aktivitet me reagimin e “babait ideologjik” të Vladimir Putin në Rusi Alexander Dugin, për protestën së fundmi, e po ashtu me Iranin.
“Përpara dy ditësh është neutalizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brenshëm ku është ajo ngrehina e drurit dhe një zot e di me çfarë pasojash. S’ka rini, s’ka student dhe s’ka të mitur që i shkon në mend ta vërë në jetë këtë plan. Kjo është një dorë e huaj. Dje në mënyrë të befasishme për shumëkënd, Babai i Vladimir Vladimiroviç Putin foli, babai ideologjik, justifikuesi të gjitha agresioneve kundër demokracisë hde kundër perëndimit. Justifikoi një popull kurajoz, popull sufistësh dhe ortodoksësh. Ne kemi shumë të dhëna dhe vazhdojnë ta pasurojmë me ndërhyrje të duarve të jashtme. Një dorë tjetër është Republika e Iranit, kulmi i dezinformimi.”- tha Rama
