Skip to content

Gjendet i pajetë një person në lumin Lana

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Lanë, në Tiranë, pranë godinës së Gjykatës së Lartë.

Trupi është konstatuar në ujë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Lexo gjithashtu:  Lajm i madh! Shqipëri-Janinë për 35 minuta! Greqia bën gati autostradën që ndryshon historinë, ja kur mbaron

Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se viktima mund të jetë një person i pastrehë. Megjithatë, identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur dhe ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Lexo gjithashtu:  Bie Qeveria Rama, diçka e madhe po vjen, thote analisti

Policia pritet të kryejë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas ekzaminimeve përkatëse./vizionplus.tv

Published inLAJMI