Skip to content

LAJMI FUNDIT| Edi Rama sapo mori vendim

Vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte të hënën, më 19 tetor, në Vjenë të Austrisë, është anuluar nga pala shqiptare.

Lajmi është publikuar nga portali austriak OTS.at, i cili shpërndan njoftime për shtyp. Sipas njoftimit, takimi i parashikuar mes kreut të qeverisë shqiptare dhe kancelarit federal të Austrisë, Christian Stocker, nuk do të zhvillohet.

Lexo gjithashtu:  Thellohet përçarja në PS/ Rama braktiset nga të vetët, ja kush nuk shkoi sot në mbledhje

Rama pritej të pritej me nderime ushtarake nga kancelari austriak, në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë.

Anulimi vjen në një moment tensionesh të larta në Shqipëri, ku protestat vijojnë prej gjashtë ditësh. Gjatë tubimeve janë regjistruar përplasje me Policinë, si dhe sulme me gurë e molotovë ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve private.

Lexo gjithashtu:  “Adi si manjak…”/ Milaim Zeka shpërthen për videot intime: I kam mikesha dy zonjat

Në njoftimin e publikuar nga media austriake thuhet: “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”.

Lexo gjithashtu:  Andi Bushati befason: Ja pse kreu i ri i SPAK nuk do e arrestojë Edi Ramën, ja ‘nderet’ e mëdha që i ka bërë
Published inLAJMI