Skip to content

E fundit! Rusia i përgjigjet Ramës: Fajin mos e kërko te të tjerët, ato që janë në shesh i kanë nxjerrë…

Akuzat e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në protestat që po zhvillohen në Shqipëri kanë sjellë reagimin e Moskës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kundërshtuar pretendimet e kreut të qeverisë shqiptare, duke deklaruar se protestat janë shprehje e pakënaqësisë së vetë qytetarëve shqiptarë.

Lexo gjithashtu:  Për sot parashikohen reshje bore në këto zona

Përmes një deklarate të publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zakharova i është drejtuar drejtpërdrejt Ramës, duke i kërkuar të mos ua atribuojë aktorëve të huaj përgjegjësinë për protestat. “Janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”, thuhet në reagimin e zyrtares ruse.

Lexo gjithashtu:  Skenë ‘lufte’ në Bulevard, protestuesit rrokullisin drejt policisë blloqet e mëdha të betonit, ata

Reagimi i Moskës vjen në ditën e gjashtë të protestave, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, ndërsa tubimet dhe tensionet janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit. Deklarata e Zakharovës kundërshton pretendimet e Ramës për ndikimin e mundshëm të faktorëve të huaj në protestat kundër qeverisë shqiptare.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një
Published inLAJMI