Protestat në Tiranë janë shoqëruar me një tjetër incident,
këtë herë pranë godinës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,
institucion që më parë drejtohej nga Belinda Balluku.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, protestuesit i kanë vënë flakën hyrjes së ministrisë,
e cila ndodhet pranë ambienteve të Bashkisë së Tiranës.
Një person i pranishëm në vendngjarje ka shpërndarë pamjet ku shihen flakët në derën e institucionit, duke i shoqëruar me mbishkrimin ironik “Gëzuar Krishtlindjet”.

Ngjarja vjen në një periudhë kur ish-ministrja Belinda Balluku është rikthyer në vëmendjen publike edhe për shkak të një investigimi të transmetuar disa ditë më parë nga emisioni “Fiks Fare”.