Skip to content

Marjana Koçeku letër të hapur diplomatëve: Hetim dh unës policore ndaj studentëve dhe identifikim i personave civilë në protesta

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, u ka drejtuar një letër zyrtare përfaqësive diplomatike dhe institucioneve kryesore ndërkombëtare të akredituara në vend, ku ngre shqetësime serioze lidhur me përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve dhe të miturve.

Dokumenti u është dërguar Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së SHBA-së, Prezencës së OSBE-së, Zyrës së Këshillit të Evropës, Koordinatorit të OKB-së, si dhe kryetarëve të misioneve diplomatike në Tiranë.

Lexo gjithashtu:  Vendosi “bombë” false në një karburant dhe kërkoi

Në letrën e saj, Koçeku denoncon përdorimin e tepruar të forcës, goditjen e protestuesve të shtrirë në tokë, si dhe keqtrajtimet e raportuara gjatë shoqërimeve dhe ndalimeve në komisariate.

Në mënyrë të veçantë, deputetja kërkon zbardhjen e veprimeve të personave me veshje civile pa shenja identifikimi policor, të cilët kanë marrë dhe larguar me forcë protestues nga tubimet:

Lexo gjithashtu:  E fundit! Marin Mema merr vendimin e madh pasi u kërkua nga populli: Jam i detyruar tu them që unë jam…

Identifikimi i civilëve: Kërkohet bërja publike e identitetit të personave me veshje civile, kompetencat e tyre ligjore dhe zinxhiri komandues që ka autorizuar këto ndërhyrje.

Përgjegjësia menaxhuese: Hetimet duhet të shtrihen përtej efektivëve individualë, duke përfshirë drejtuesit që kanë planifikuar dhe mbikëqyrur operacionet policore.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT/ Studentët ndezin zjarr në mes të rrugës, vijon protesta në Rrugën e Durrës

Përmes gjashtë kërkesave drejtuar trupit diplomatik, Koçeku kërkon dënimin publik të dhunës, hetim të pavarur e të menjëhershëm, mbrojtje të garantuar për të miturit e ndaluar, si dhe monitorim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar mbi respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në vend.

Published inLAJMI