Skip to content

Skandal, policia bllokon në një rrugicë protestuesit e mitur dhe i dhunon me shkopinj gome! Kamerat e sigurisë filmojnë momentin (Video)

Pamje të kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin kur disa protestues të mitur tentojnë t’u shpëtojnë efektivëve të policisë, duke u futur në një rrugicë pranë Medresesë në Tiranë, por përfundojnë të bllokuar, pasi rruga rezulton pa dalje.

Lexo gjithashtu:  RAMA nxjerr jashtë loje Manastirliun dhe Demon, Arbër Hajdari lë kolltukun e Ledion Liços për të qenë “bamirësi” i Tiranës! Lufta Veliaj i nxjerr “zorrët” sheshit

Sipas pamjeve, në përpjekje për t’u larguar, disa prej të rinjve tentojnë të kapërcejnë një mur rrethues, pranë asaj që duket si një kantier ndërtimi.

Lexo gjithashtu:  Lajm i keq për shqiptarët! Qeveria gati të rrisë taksat e makinave! Do paguajmë qimet e kokës, ja sa mund të shkojë

Në këtë moment, efektivët arrijnë të kapin disa prej tyre dhe, siç shihet në video, i godasin me shkopinj gome. Ndërkohë, disa protestues të tjerë arrijnë të largohen.

Lexo gjithashtu:  Nis ofensiva e policisë, efektivët përgjigjen me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Protestuesit qëllojnë me fishekzjarre

Gjatë ndërhyrjes dëgjohen të rinjtë duke iu kërkuar efektivëve të ndalojnë dhunën. “Mos na dhunoni”, “Jam i vogël”, dëgjohen të thërrasin protestuesit, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë.

Published inLAJMI