Skip to content

BEFASUESE/ Çfarë pritet të ndodhë sot në orën 09:00? Dalin detajet se Rama (E PLOTE)

Në këtë takim paraprakisht priten të bëhen publike masat ndaj personave që kryejnë akte dhune gjatë protestës studentore…

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka vendosur të rrisë në maksimum presionin ndaj studentëve dhe gjimnazistëve me qëllim shuarjen e protestave.

Nesër, në orën 09:00, Rama do të mbledhë grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Sipas njoftimeve, në këtë takim paraprakisht priten të bëhen publike masat ndaj personave që kryejnë akte dhune gjatë protestës studentore. Disa prej këtyre masave Rama i listoi sot gjatë fjalimit të tij.

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT/ Edi Rama “ul” studentin në karrigen e dialogut para Kryeministrisë, publikon bisedën rrugës për në Budva: Ja çfarë i thotë (Video)

Kryeministri paralajmëroi përgjegjësi financiare për prindërit e të miturve të përfshirë në dhunë, duke thënë se fatura e dëmeve mund t’i ndjekë familjet për një kohë të gjatë. Ai kërcënoi nxënësit që largohen nga shkolla dhe përfshihen në sulme ndaj policisë me masa administrative dhe heqje të arsimit falas.

Lexo gjithashtu:  Lideri i opozitës izraelite: Hungarezët dhe austriakët ‘shitën’ babain dhe gjyshin tim

Studentëve u paralajmëroi humbjen e bursave dhe mbështetjes financiare shtetërore, ndërsa mësuesve, përjashtim të përhershëm nga puna në shkolla dhe institucione shtetërore, duke përdorur shprehjen “kurrë në shtet më”.

Në mediat pranë mazhorancës ka nisur të qarkullojë edhe skenari i një “liste të zezë” që do t’u ndalonte hyrjen në hapësirën Shengen personave të identifikuar si autorë të dhunës.

Lexo gjithashtu:  E fùndít! Vjen lájmi i kèq për të gjíthë pensionistët, rriten të ardhùrat, por ja çfarë do u ndòdhë në vijim

Propozimi lidhet me përfshirjen e tyre në sistemin TIMS. Megjithatë, qeveria shqiptare nuk ka kompetencë të vendosë se kush lejohet të hyjë në territorin e shteteve europiane. TIMS është sistem shqiptar i të dhënave kufitare dhe nuk mund t’u imponojë vendime shteteve të Shengenit.

Published inLAJMI