Skip to content

ish deputeti e PS-së e pëson:

Vetëm pak orë pasi deklarata e tij për shpërblimin prej 10 mijë eurosh bëri xhiron e rrjetit, ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj pretendon se është përballur me një ndërhyrje të forcave operacionale në banesën e tij në Manati të Lezhës.

Në një komunikim telefonik Ndocaj ka deklaruar se rreth orës 15:00, efektivë të ardhur nga Tirana janë paraqitur në banesën e tij dhe kanë thyer keq fare derën për të hyrë brenda, raporton Infopress.

Lexo gjithashtu:  “E njoh personalisht”/ Taulant Ballës i del gënjeshtra sheshit. Erjon Vishkulli e shante me

Ngjarja e pretenduar vjen pas videos së publikuar nga ish-deputeti, në të cilën ai ofronte 5 mijë euro për këdo që hidhte një deputet në koshin e plehrave dhe 10 mijë euro për një ministër apo kryeministrin Edi Rama.

Lexo gjithashtu:  Skënder Hita

Deklarata e Ndocajt erdhi si kundërpërgjigje ndaj njoftimit të Ramës për përfitimet financiare të punonjësve të policisë të angazhuar gjatë protestave, që do të shpërblehen me 269 mijë lekë.

Lexo gjithashtu:  Profesori austriak dhe miku i madh i shqiptarëve Paul Lendvai, 97-vjeçar, i drejtohet Edi Ramës: Merru me shkaqet e demonstratave, lëre retorikën e gënjeshtrave

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit që të konfirmojë ndërhyrjen e pretenduar apo arsyet e saj. Po ashtu, nuk dihet nëse paraqitja e efektivëve, sipas Ndocajt, ka lidhje me videon që u përhap në rrjetet sociale.

Published inLAJMI