Skip to content

Kaosi dhe dhuna nuk ndalon në rrugët e Tiranës, Edi Rama largohet të enjten nga vendi!

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë më 22 tetor drejt Malit të Zi.

Albania travel guide

Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo gjithashtu:  Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Në tryezë pritet të ulen gjithashtu kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Lexo gjithashtu:  Pak orë para protestës, kryeministri Rama del me njoftimin e fortë

Sipas agjendës paraprake, mbërritja e liderëve dhe deklaratat për mediat janë parashikuar të nisin në orën 09:30, ndërsa punimet e samitit në orën 10:20. Pjesë e takimit do të jetë edhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila pritet të zhvillojë takime me zyrtarët malazezë, me fokus procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe reformat që duhet të ndërmarrë vendi.

Lexo gjithashtu:  Macokët bëjnë më shumë se shqiptaret, – Mimoza Ahmeti ‘shk*nd’ Grida Dumën në mes të studios live
Published inLAJMI