Skip to content

LAJM I FUNDIT/ SPAK trondit qeverinë Rama, del me njoftim zyrtar për Ballukun

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:

“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

Related article  Tragjedi, makina përfundon në kanalin vaditës, mbyten dy motra

“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Lexo gjithashtu:  U gjobit me 5 mln lekë, 17-vjeçari: S’kam t’i paguaj. Jetojmë me kemp si familje. Asgjë s’më tremb, do jem

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal

Lexo gjithashtu:  “Portokallia” u tall me protestën? Aktori Çela del të justifikohet, por rrjeti e gozhdon; Binaj i zhgënjyer: Ndjeva keqardhje vllai im!

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Lexo gjithashtu:  Nuk ndalen se dali detaje te reja qe po cmèndin vendin tone

Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.

Published inLAJMI