TIRANË, 21 Tetor 2026 — Dita e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, me mot që parashikohet të mbetet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të nisin që në orët e mëngjesit përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë më pas gradualisht në pjesën tjetër të Shqipërisë. Në zonën e veriperëndimit, reshjet do të arrijnë hera-herës intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit mund të arrijë me hove deri në 16 m/s, duke shkaktuar valëzim në dete të forcës 2 deri në 4 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.