Skip to content

Tirana po “digjet” nga protestat, Oriola Marashi ofron shpërblim për këdo që …

aj, Lola, ka humbur në zonën e Lagunës së Patokut, ndërsa modelja u ka kërkuar ndihmë ndjekësve për ta gjetur dhe për ta kthyer pranë saj.

Sipas përshkrimit të publikuar, Lola është e racës Poodle, me qime kaçurrele në nuanca kafe dhe bezhë. Në momentin e humbjes, ajo mbante një rrip të zi.

Megjithatë, apeli i modeles vjen në një moment të ndjeshëm për vendin, kur vëmendja publike është përqendruar te protestat e studentëve dhe përplasjet me policinë.

Për këtë arsye, Oriola ka ndarë edhe një mesazh ku kërkon të mos sulmohet për shqetësimin e saj personal, duke theksuar se dhimbja për humbjen e qenushes nuk e bën indiferente ndaj asaj që po ndodh në Shqipëri.

Lexo gjithashtu:  Tragjike në vend, elektricisti bie nga shtylla e tensionit dhe vdes në vend

“Më dhemb shpirti për çdo të ri që sot po përballet me dhunën në shesh, për çdo prind që dridhet nga frika për fëmijën e tij dhe për një rini që po ngre zërin sepse kërkon të dëgjohet”, është shprehur ajo.

Lexo gjithashtu:  Rama e shpalli kriminel studentin e shkëlqyer të Mjekësisë, ai ia tregon notat Jam me mesatare 10! (VIDEO)

Modelja ka theksuar se asnjë i ri nuk duhet të ndihet i rrezikuar ndërsa proteston për të drejtat e tij, duke shprehur solidaritet me studentët dhe familjet e tyre.

Në të njëjtën kohë, ajo ka shpjeguar se po përjeton një dhimbje të madhe për humbjen e Lolës dhe se kërkesa për ndihmë nuk synon të largojë vëmendjen nga zhvillimet në vend.

“Unë nuk po ia heq zërin askujt, thjesht po kërkoj ndihmë për një qenie që e dua dhe që mund të jetë diku e humbur dhe e frikësuar”, ka shkruar Oriola.

Lexo gjithashtu:  NUK PRITEJ, Edi Rama prezanton dicka BEFASUESE, thote se tani: “Asnje…”

Përmes këtij reagimi, modelja është përpjekur të sqarojë se shqetësimi për situatën e studentëve dhe përjetimi i një humbjeje personale nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin.

Ndërkohë, ajo vijon të kërkojë informacione për vendndodhjen e Lolës, duke mbajtur në fuqi shpërblimin prej 2 mijë eurosh për personin që e gjen dhe ia kthen.

Published inLAJMI