Skip to content

37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit (EMRI)

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq – Delvinë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Skërficë”, ku një mjet tip “Volksëagen” Touran, ka marrë zjarr në ecje.

Lexo gjithashtu:  Ronaldo Sharka shkòn të dènòncojë Elton Tozajn, por pòlícia e lë pa fjalë: Nuk e arrèstojmë dot sepse ai ka…

Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit, madje njeri prej tyre një qytetar nga Saranda, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet, si edhe njoftoi spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.

Lexo gjithashtu:  Mesazhi i forte i Ambasadorit te ri te SHBA ne Tirane

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 37-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Lexo gjithashtu:  “E mban mend o Ilir Meta, çfarë më bëre”, Kujtim Gjuzi habit publikun
Published inLAJMI