Skip to content

Oh zot sa e rëndë, ngjarje shumë e rëndë brenda familjes!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Beneventos në Itali, ku një konflikt brenda një familjeje ka përfunduar në një tragjedi me tre viktima.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e së martës, 21 tetor, në një restorant-hotel në Apice, pak para se biznesi të hapej për klientët e drekës.

Lexo gjithashtu:  Me sa blihet Euro dhe Dollari sot

Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, njëri prej tre vëllezërve ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve të tij dhe më pas ka kthyer armën ndaj vetes, duke i dhënë fund jetës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë karabinierët dhe ekipet e emergjencës, por për tre vëllezërit nuk ka pasur mundësi shpëtimi.

Lexo gjithashtu:  Protesta para Ministrisë së Arsimit, delegacioni i BE bën reagimin e fortë

Biznesi ku ndodhi tragjedia ishte në pronësi dhe administrohej nga tre vëllezërit, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen që tronditi komunitetin lokal.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende trondit vendin, nje burre humb jeten, shoqerohet ne polici nje femer, dalin detajet

Forcat e rendit kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin që çoi në këtë krim të rëndë familjar.

Deri në këto momente, rrethanat e sakta dhe shkaku i konfliktit mes vëllezërve mbeten ende të paqarta.

Published inLAJMI