Skip to content

Çfarë po ndodh?/ Rama forcon shtetin policor, vijnë makina-burg të reja (Video)

Kryeministri Edi Rama është i vendosur të shtypë me të gjitha format protestat që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.

Ndonëse publikisht bën teatër duke vendosur karrige para kryeministrisë për të ofruar dialog, në krahun tjetër shton masat e represionit.

E nisi me 2500 eurot për çdo polic që do të angazhohej në protesta duke bërë që dhuna dhe ashpërsia e shpërndarjes së turmës të shkonte në nivele të papara.

Lexo gjithashtu:  Nga sot nis Vjeshta e “ZEZË” për këto shenja! Zonja Meri: Do përballeni me realitetin që s’mund ta shmangin më

Më pas mori me urgjencë nga Turqia automjete të hedhjes së ujit me presion. Pamjet e mbërritjes së tyre në Rinas i publikoi në rrjetet sociale deputeti demokrat Belind Këlliçi që tha se “është e qartë se Edi Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal. Ai nuk po merr masa për të ndalur dhunën, po për të ndalur protestën”.

Lexo gjithashtu:  “Rama ska çfarë të ofrojë më për Ballkanin” – Ilir Kulla: Shqiptarët s’ia pranuan kartat që kishte në tavolinë! E nxori veten nga loja kur…

Këtë të enjte në redaksinë e lapsi.al ka mbërritur një video që tregon mbërritjen në vend të makinave të reja të burgut. Me siguri do të thuhet se ato ishin porositur më herët, por ndoshta qeveria po përgatitet edhe për shoqërime masive të ndaluarish.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Erjon Veliaj trndit vendin: Sot jam rrmbyer nga policia, më çuan në Fier kur askush nuk ka…

Published inLAJMI