Skip to content

Familja e Gani Geci sapo dha lajmin e dh*mbshëm per Ganiun

Gani Geci ka përjetuar një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore gjatë qëndrimit në Burgun e Pejës, pasi tensioni i gjakut i ka rënë në nivele shumë të ulëta.

Lajmin e ka bërë të ditur Rilind Geci, i cili në emër të familjes Geci ka njoftuar opinionin publik për gjendjen shëndetësore të tij.

Lexo gjithashtu:  Kryeministri Rama: Qeveria shqiptare do të paguajë 50% të qirasë për të gjithë studentët që …

Sipas njoftimit, më 20 tetor 2026, rreth orës 15:00, gjatë një kontrolli rutinor, Gani Gecit i është regjistruar tensioni i gjakut në vlerat 60 me 40, pa pasur simptoma paraprake.

Familja ka bërë të ditur se aktualisht stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po angazhohet për të identifikuar shkaqet e kësaj rënieje të papritur të tensionit.

Lexo gjithashtu:  U raportua i zhdukur më 7 tetor, 31-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një pus të thellë (EMRI/Foto)

Në reagimin e saj, familja Geci ka falënderuar stafin e Burgut të Pejës për kujdesin, reagimin profesional dhe angazhimin institucional.

“Në këto momente të vështira, familja jonë vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e të gjithë atyre që po angazhohen për shëndetin dhe mirëqenien e vëllait tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Rilind Geci.

Lexo gjithashtu:  Une e dashuroja atë, nuk e dija se Adi do më…!

Deri më tani, familja nuk ka bërë të ditur shkakun e rënies së tensionit, ndërsa po priten rezultatet e vlerësimeve mjekësore.

Published inLAJMI