Skip to content

E fundit! S’humb kohë Kryeministri, emëron Ministren e re, kush sapo mori postin e madh

Adea Pirdeni do të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike, duke lënë pas pozicionin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ndryshimi është formalizuar përmes dy dekreteve të Presidentit Bajram Begaj, të cilat mbajnë të njëjtën datë, 19 tetor 2026.

Lexo gjithashtu:  E papritur nga Marsela Cibukaj

Fillimisht, me dekretin nr. 521, Kreu i Shtetit ka liruar Pirdenin nga detyra që mbante deri më tani në kabinetin qeveritar. Më pas, përmes dekretit nr. 522, ka dekretuar emërimin e saj në krye të Ministrisë së Administratës Publike. Në këtë mënyrë, Pirdeni vijon të jetë pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, por tashmë me një portofol ministror të veçantë.

Lexo gjithashtu:  “Mos ta prekë askush”/ Ç’po ndodh te Kryeministria? Një person i shtrirë në tokë

Dy dekretet i japin formë zyrtare ndryshimit të paralajmëruar më herët në strukturën e qeverisë, duke e kaluar administratën publike nën përgjegjësinë e një ministrie më vete. Kështu, shkarkimi dhe emërimi i Pirdenit në të njëjtën ditë nuk lidhen me largimin e saj nga ekzekutivi, por me kalimin nga posti i ministres së Shtetit në drejtimin e Ministrisë së re.

Lexo gjithashtu:  Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys, dyshohet se shoferi ishte me shpejtësi të madhe
Published inLAJMI