Skip to content

Urdhri i Ramës/ Jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhave Ergys Verdho

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të protestave masive kundër tij, konfirmohet akti i parë i largimeve.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama u tregua shumë i butë! Do humbë zgjedhjet nëse…! Vuçiç i jep këshillën “vëllait të tij” si të mposhtë Shqiptarët

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pranoi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.

“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra.”, tha ai. Sakaq, priten largime masive nga drejtuesit e institucioneve. Kujtojmë se nesër është thirrur një protestë kombëtare në orën 10:00, ku është ftuar dhe diaspora. Rinia shqiptare proteston prej 11 ditësh kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit, si një kërkesë e panegociueshme.

Lexo gjithashtu:  Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama publikon pamjet

Published inLAJMI