Skip to content

“Fëlliqësirë! Bredh me taksat tona”/ Elton Tozaj shpërthen ndaj personazhit të njohur, kërkon ndërhyrjen e SPAK (FOTO)

Gazetari Elton Tozaj ka bërë një tjetër reagim të fortë në rrjetet sociale, këtë herë duke ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e fondeve publike dhe duke kërkuar vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Përmes një postimi në Instagram, Tozaj ka publikuar një fotografi të Eraldo Rexhos, i njohur në botën e medias dhe showbiz-it, ku ai shfaqet në ambientet e një avioni privat.

Lexo gjithashtu:  Policia ngre alarmin: Kujdes nga SMS-të në emër të bashkisë, Postës dhe DPSHTRR

“Dhe bredh me avion privat me taksat tona! Fëlliqësirë! SPAK-u ku është?”, ka shkruar Tozaj krahas fotografisë, duke lënë të kuptohet se dyshon për mënyrën se si janë përdorur paratë publike.

Sipas materialeve të publikuara, bëhet fjalë për katër pagesa me vlerë totale prej 8 milionë e 50 mijë lekësh të rinj. Prej tyre, 6.55 milionë lekë lidhen me projektin “Selfie Museum”, ndërsa 1.5 milionë lekë rezultojnë për projektin kulturor “Mare Fest 2026”, nga Qendra Kulturore “A. Moisiu”.

Postuar nga Elton Tozaj në Instagram

Lexo gjithashtu:  U aludua se e dèhen dhe abùzuan me te, BEFASUESE vjen reagimi i Ina Aderit dhe i gjithe rrjeti mbeti pafjale
Postuar nga Elton Tozaj në Instagram
Postuar nga Elton Tozaj në Instagram
Postuar nga Elton Tozaj në Instagram

Në dokumentet e shpërndara, pagesat për “Selfie Museum” paraqiten si mbështetje në kuadër të granteve për startup-et, ndërsa projekti është promovuar më herët si një hapësirë argëtuese me instalacione fotografike në Tiranë.

Lexo gjithashtu:  Asgjë në botë nuk e shpëton! Arka e mbushur me para në Dhërmi, ja çfarë i kanë kapur Belinda Ballukut që askush se tha

Reagimi i gazetarit ka rikthyer ndërkohë në vëmendje çështjen e transparencës dhe mënyrës së shpërndarjes së fondeve publike.

Published inLAJMI