Skip to content

“S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado e gjatë qoftë ajo” /

Pas një periudhe bllokimi, faqja zyrtare e deputetes Elisa Spiropali në rrjetin social Facebook është rikthyer sërish në funksionim të plotë gjatë ditës së sotme.

Llogaria e saj kishte mbetur e paqasshme për ndjekësit, një zhvillim që vetë Spiropali e pati shoqëruar me insinuata për prapavijë politike dhe ndërhyrje të qëllimshme.

Lexo gjithashtu:  “Dhe Adi Hila, që ka bërë videon ta dini se…”/Eli Fara vjen me një reagim tjetër kur nuk e priste njeri!

Menjëherë pas rikthimit të llogarisë ditën e sotme, deputetja ka reaguar publikisht duke shkruar citatin e njohur: “S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”, duke nënkuptuar se përpjekjet për bllokim apo heshtje ishin vetëm të përkohshme.

Lexo gjithashtu:  Skandali me videot të Ad Hilës, në materialet private shfaqen edhe dy këngëtare të tjera, nuk ishin publikuar deri tani

Me rikthimin e profilit, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim zyrtar mbi arsyet teknike ose procedurale të bllokimit nga vetë platforma Meta, apo nëse Spiropali do të vijojë me qëndrimin se bëhej fjalë për një goditje me prapavijë politike.

Lexo gjithashtu:  mesohet ja cfare ka bere se fundmi Adi Hila

Published inLAJMI