Skip to content

Aksident i trefishtë në Shkozet: Përmbyset njëra nga makinat dhe bllokohet qarkullimi

DURRËS, 23 Tetor 2026 — Një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë tre automjete është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, vetëm pak metra pas urës së Shkozetit.

Lexo gjithashtu:  Në dorë të kujt i kemi lënë Doganat? Erald Delilaj, “koka” e operacioneve të zhvatjeve dhe pazari me gjobën 3 mln euro të Salillarit

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që njëra prej makinave të përmbyset në mes të korsisë. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi rrugor është bllokuar përkohësisht, duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësi për mjetet që dalin nga qyteti i Durrësit apo hyjnë në autostradë.

Lexo gjithashtu:  Rikthehet” Elton Tozaj, bën një zbulim të rëndë për Ardit Gjebrean

Në vendngjarje priten forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor për të menaxhuar trafikun, si dhe për të kryer veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT/ Tritol automjetit të ekspertit të Kriminalistikës në Shkodër (EMRI)

Published inLAJMI