Skip to content

Vjen zhvillimi i ri per doreheqjen e drejtoreve

Ministri Enea Karakaçi, njëherësh drejtues politik i Qarkut Shkodër, ka qenë këtë të shtunë në kryeqendrën e veriut dhe siç raportohet, i ka porositur të gjithë drejtuesit e institucioneve lokale që të japin dorëheqjen

Ai ju është drejtuar të gjithë drejtuesve nga Partia Socialiste dhe ajo Social-Demokrate, duke u shprehur se nuk do të bëhet përjashtim për askënd, por do ketë dorëheqje në bllok, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu:  Fundi i Taulant Ballës? Ka porositur…, i lidhur me bandat, ja çfarë po ndodh në qarqet e fshehta, pritet të

Urdhri i tij për drejtuesit e administratës lokale tregon se vendimi i kryeministrit Edi Rama nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë, por në të gjitha qarqet e vendit do të ketë dorëzim të detyrës nga drejtorët aktualë.

Mbledhja e ministrit Enea Karakaçi me drejtorët e Partisë Socialiste dhe asaj Social-Demokrate në kryeqendrën e veriut ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe burimet tregojnë se ai ka qenë i prerë: të gjithë pa përjashtim do të dorëzojnë detyrën.

Lexo gjithashtu:  E dhimbshme sa s’ka më! Momenti kur i jepet lamtumirë vëllait dhe motrës

Sipas mediave lokale në Shkodër, në mbledhjen e sotme të Enea Karakaçit si drejtues politik i Partisë Socialiste për kryeqendrën e veriut, nuk ka qenë i pranishëm vetëm kryebashkiaku Benet Beci,

Lexo gjithashtu:  Nderron jete avokati Saimir Vishaj

Arsyet e mungesës së tij nuk dihen; nëse ai është kundër vendimit që marrë në Tiranë dhe që do të gjejë zbatim në Shkodër e në çdo cep tjetër të vendit, apo nëse kemi të bëjmë me shkaqe krejt personale.

Published inLAJMI