Skip to content

Reagon Agron Shehaj, zbulon gjendjen e 28-vjeçarit të plagosur

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj ka ndarë informacionet që thotë se ka marrë për të riun, i cili dyshohet se është goditur nga një plumb gome gjatë përplasjeve me policinë

Lexo gjithashtu:  Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës! (Deklarata)

Sipas tij, Vishkulli i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, ndërsa pritet të kryhet edhe një operacion tjetër në ditët në vijim. Megjithatë, gjendja e syrit të dëmtuar mbetet shqetësuese dhe ende nuk dihet nëse 28-vjeçari do të mund ta rifitojë shikimin.

Lexo gjithashtu:  VIDEO/ E d’hunuan policët dhe i thyen këmbën, flet 19-vjeçari nga Trauma: S’kisha lidhje

“Sapo u informova në lidhje me gjendjen e 28-vjeçarit, i cili u godit sot në sy me një plumb prej gome. Sapo ka mbaruar ndërhyrja e parë, pritet të bëhet një ndërhyrje tjetër në ditën e vijim. Është e vështirë dhe nuk dihet në se do arrijë të shpëtojë shikimin nga syri i dëmtuar”, u shpreh Shehaj.

Lexo gjithashtu:  LAJMI FUNDIT| Gjykata Speciale sapo mori vendim të ri për Thaçin dhe të tjerët

Në vijim, politikani kërkoi që personat përgjegjës për plagosjen e të riut të përballen me drejtësinë, duke drejtuar akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Por një gjë është e sigurtë: Përgjegjësit do dalin para drejtësisë. U siguroj këtë duke filluar nga Edi Rama”, deklaroi ai.

Published inLAJMI