Gazetari Marin Mema ka reaguar publikisht pas lajmit të rëndë
për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur
në sy gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.
Erjon Vishkulli miku im, ata qe te njohin nga afer ta dijnë zemren dhe dashurine per Kombin! Lutem per ty! Të godasësh një njeri ne sy është e rëndë dhe kërkon përgjegjësi të menjëhershme! Kjo dhunë nuk mund të pranohet! Nuk mundet! Asnjë uniformë nuk mund të vendoset mbi ligjin! Kjo ngjarje e përsëris, kërkon përgjegjësi të plotë të zbatuesve dhe urdhëruesve! Lutem për çdo shqiptar. Erjon Vishkulli Kam prej 31 majit në protesta, 5 muaj… 5 muaj, jo për karrige e pozita, sepse nuk i dua, nuk më intereson politka dhe as interesat e saj, por dua të ecë më mirë vendi! Vendi ka nevojë për të ardhmen e rinisë së tij! Ka nevojë për ta e jo largimin e detyruar që po u mbetet e vetmja mundësi!