Skip to content

“Gjobë deri në

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, një ditë pas protestës së dhunshme në Tiranë.

Si masë të parë, Rama njoftoi një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël dëmtuar, ndërsa sipas tij, shteti do të mbulojë nga 70% deri në 100% të dëmeve, në varësi të rastit.

Lexo gjithashtu:  Duke u bashkuar me Luiz Ejllin, Eli Fara i harron “hallet” me Adi Hilën, dhe bën atë që nuk ua merrte mendja

Pjesë e paketës është edhe ligj i ri sipas modelit francez; “Kush thyen, paguan”, me gjoba deri në 500 mijë lekë të reja për shkeljet e parashikuara. Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia financiare do t’u kalojë prindërve ose kujdestarëve, sipas rregullave që do të përcaktohen në aktet përkatëse.

Lexo gjithashtu:  Iu plagos syri në protestë, Erjon Vishkulli rikthehet me një thirrje për nesër: Të gjithë në shesh

“Akt normativ për dëmshpërblim të mënjehershëm të biznesit të vogël. Ligj i ri sipas modelit francez kush thyen paguan. Kush qëndron në një turmë a grup që ndez zjarr a hedh gurë, do marrë gjobë. Gjoba deri në 500 mijë lekë të reja, përjashtohen gazetarët, mjekët dhe kalimtarë. Për të miturit këtë gjobë e paguajnë prindërit dhe kujdestarët. Kjo hyn në fuqi menjëherë”.

Prezantimi vjen pas përplasjeve gjatë protestës së të shtunës, ku u raportuan sulme ndaj institucioneve dhe dëmtime të pronës publike e private.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Nga e diela rikthehen shiu dhe dëbora në Shqipëri
Published inLAJMI