Skip to content

Tragjedi! Humb jetën punëtori në Pejë, e zë poshtë ashensori (EMRI)

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht këtë të martë në vendin e punës, në fshatin Dubravë të Istogut, në Kosovë.

Viktima është identifikuar si Xhemë Kadriu, nga fshati Kopiliq i Skënderajt, i cili dyshohet se është zënë nga një ashensor gjatë punës në një ndërtesë.

Lexo gjithashtu:  Zbardhet porosia e kryeministrit për deputetët

Pas incidentit, punëtori është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete.

Lexo gjithashtu:  “Për herë të fundit!”/ Çfarë po ndodh me Veliajn në burg? Avokati letër

Rastin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka bërë të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 08:40 dhe se njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.

Lexo gjithashtu:  Rama: Nuk jap dorëheqjen

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndërkohë, Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Published inLAJMI