Skip to content

Tr*nditje në televizionin e njohur! 7 gazetarë japin dorëheqjen njëherësh, zbulohet arsyeja e përplasjes!

Shtatë gazetarë të portalit Klan Kosova kanë dhënë dorëheqje kolektivisht, pasi kërkesa e tyre për kompensim shtesë për angazhimin në mbulimin e Big Brother VIP Kosova, sipas tyre, nuk u mor parasysh, shkruan GazetaKosova.net

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Genita Ukaj, e cila përmes një reagimi publik ka shpjeguar arsyet e largimit dhe pakënaqësitë e ekipit me udhëheqjen e portalit.

Ukaj ka bërë të ditur se bashkë me të janë larguar edhe Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum A. Gashi, Albert B. Bajrami, Kasim Gerbeshi dhe Endrit Krasniqi.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Belind Këlliçi tr*ndit: Kemi marrë informacione që Edi Rama do

Sipas saj, ekipi kishte kërkuar që angazhimi shtesë dhe puna e jashtëzakonshme gjatë mbulimit të formatit televiziv të kompensoheshin në mënyrë të drejtë, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh, pavarësisht se ishte ngritur disa javë më parë.

Lexo gjithashtu:  Shi, shtrëngata dhe dëborë në

“Ne nuk pranuam të heshtim përballë asaj që e konsiderojmë të padrejtë”, ka shkruar Ukaj në reagimin e saj.

Ajo ka theksuar se largimi ishte një qëndrim i përbashkët i shtatë gazetarëve, të cilët, sipas saj, nuk pranuan që angazhimi dhe presioni në punë të shtoheshin pa kompensim shtesë.

Gazetarja ka veçuar edhe situatën e saj personale, duke bërë të ditur se është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe se vendimi për t’u larguar nga puna ishte veçanërisht i vështirë në këtë periudhë.

Lexo gjithashtu:  Ky është 43-vjeçari shqiptar që vdiq në punë në Greqi, lë pas gruan, fëmijën 3 vjeç dhe një të porsalindur (Foto)

“Dinjiteti ynë nuk është i negociueshëm!”, ka përfunduar ajo reagimin e saj.

Rasti ngre sërish çështjen e kompensimit për punën shtesë në mediat kosovare dhe të rëndësisë së trajtimit të drejtë të gazetarëve, sidomos kur angazhimi profesional tejkalon detyrat e zakonshme të punës.

Published inLAJMI