Skip to content

Protesta studentore zhvendoset sot para Parlamentit, “blindohen” të gjitha hyrjet për te godina

Një protestë është njoftuar nga studentët ditën e sotme në orën 09:30 para parlamentit. Ndryshe nga ditët e tjera, protesta sot do të nisë më herët për shkak se në Kuvend zhvillohet seanca e radhës plenare.

Lexo gjithashtu:  Tronditet QEVERIA/ Vjen lajmi i fortë nga SPAK, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim!

Për këtë arsye edhe policia ka marrë masat për të mos lejuar protestuesit t’i afrohen godinës parlamentare.

Kjo është dita e 17-të e protestës studentore në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit mëngjesin e sotëm ju ka bërë ftesën e radhës studentëve për dialog, e cila është refuzuar vazhdimisht nga protestuesit.Protestat që nisën mesditën e 12 tetorit dhe kanë vijuar çdo ditë, janë shoqëruar me trazira, kaos dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Lexo gjithashtu:  Rama nxjerr shifrat: Shumë shpejt i shikoni me fytyrë heronjtë e maskuar që terrorizuan shqiptarët

Theksojmë se protestat, të shoqëruara me incidente dhe përplasje të shumta, kanë sjellë dhe plagosje të efektivëve dhe protestuesve.

Lexo gjithashtu:  Alfred Cako nxjerr skenarët e zèvendësimit të krýeministrit, ja kush do

Published inLAJMI