Skip to content

Dosja “Balluku”/ SPAK merr të pandehur 5 biznesmenë

Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur të sektorit të ndërtimit.

Bëhet fjalë për Pandeli Carapulin, Arbër Abazin, Ram Gecin, Paqsor Buzin dhe Artan Sakon.

Lexo gjithashtu:  Prostesta e studentëve në Tiranë pritet të arrijë atë që…! Ambasada Amerikane bën reagimin urgjent që parashikon

Sipas të dhënave pesë sipërmarrësit janë përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me dyshimet për manipulimin e procedurave të tenderimit dhe përfitime të parregullta nga kontratat publike.

Arbër Abazi dhe Artan Sako lidhen me tenderin e Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa Paqsor Buzi me tenderin e Lotit 5. Ram Geci përfshihet në hetimet për ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës, Loti 3.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Themelohet “Lëvizja 17 Tetori” nga protestat, pa kryetar, pa seli dhe pa anëtarësi formale

Ndërkohë, Pandeli Carapuli është marrë i pandehur për pastrim parash, në lidhje me vilën në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi.

Lexo gjithashtu:  Dalin fjalet e para te 21 vjecarit qe i mori jeten nenes se tij

Hetimet e SPAK përqendrohen në nëntë procedura tenderimi, si dhe në dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash

Published inLAJMI