Skip to content

Iu plagos syri në protestë, Erjon Vishkulli rikthehet me një thirrje për nesër: Të gjithë në shesh

Nesër pritet të zhvillohen disa protesta në Tiranë, në një ditë që parashikohet të jetë e ngarkuar me zhvillime politike dhe qytetare.

Studentët kanë njoftuar se do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës kundër qeverisë, ndërsa Partia Demokratike ka paralajmëruar një tubim në orën 12:00.

Lexo gjithashtu:  Tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit u kërkojnë deputetëve të PD-së të largohen

Në këtë klimë protestash, edhe Erjon Vishkulli ka ndarë një thirrje në rrjetet sociale.

Ai ka rishpërndarë një postim ku qytetarët ftohen të mblidhen në orën 14:00, duke iu bashkuar kështu thirrjeve për një tjetër tubim.

Lexo gjithashtu:  Dalin detajet! Mbi 80 policë japin dorëheqjen paa protestave të studentëve në Tiranë? Ja çfarë po ndodh

Kujtojmë që Vishkulli është i riu që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së mëparshme, pasi u godit nga një plumb gome. Ngjarja dhe dëmtimi i tij janë kthyer në një nga çështjet e diskutuara pas përplasjes mes protestuesve dhe policisë.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! SPAK kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën

Published inLAJMI