Skip to content

Avokati i Popullit në Këshillin Kombëtar për Fëmijët: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protestë

Në përmbushje të misionit kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.

Gjatë fjalës së tij, Avokati i Popullit ngriti shqetësime serioze lidhur me faktin se Policia nuk ka garantuar të drejtat procedurale për të miturit e ndaluar.

Lexo gjithashtu:  Mbaron mbledhja, zbulohen fjalet e Rames

“Në disa raste, të miturit nuk janë mbajtur në dhoma të veçuara, janë intervistuar pa praninë e prindërve ose të psikologëve, si dhe janë marrë në pyetje jashtë orarit ligjor. Po ashtu, në komisariate janë gjetur të mitur me shenja dhune, të cilat ishin të paekzaminuara,”-tha Shabani.

Avokati i Popullit përshëndeti faktin se Policia ka reaguar pas raporteve të institucionit, por nënvizoi se këto shkelje duhet të adresohen duke nxjerrë përgjegjësit dhe duke marrë masa që të mos përsëriten më.

Lexo gjithashtu:  Blerina Matraku shkon ne Top Channel dhe ben deklaraten e cuditshme per gruan e Adrian Hiles, del video e forte

Shabani shtoi se Policia duhet të ruajë integritetin dhe besueshmërinë publike, që të mos shihet si një trupë për t’u patur frikë, por si garante e sigurisë publike.

Lexo gjithashtu:  Moníka Lubonja i bèn të papriturèn Adi Hiles

“Kjo betejë mes dhunës së rrugës dhe forcës së shtetit në nivel afatshkurtër mund të fitohet me forcë, por në nivel afatgjatë fitohet vetëm me legjitimitet, dhe për këtë forca duhet të jetë e domosdoshme dhe proporcionale,”-tha ndër të tjera Endrit Shabani.

Published inLAJMI