Skip to content

Studentët rikthehen në protestë, nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë: A do ketë sërish përplasje?

Studentët gjithashtu kanë njoftuar se në orën 14:00 do të vijojnë protestën para KryeministrisëDitën e sotme, në orën 12:00 pritet të nisë protesta kombëtare e studentëve, para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor. Po ashtu, ky tubim mbështetet edhe nga Partia Demokratike, me kreun e kësaj force politike, Sali Berishën, që ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

“Dhe t’i japim një mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë dhe mburojën e plotë të shoqërisë shqiptare. Nesër është një ditë prove në ndërgjegjen e çdo qytetari shqiptar, e çdo banori të këtij vendi. Studentët në revoltën e tyre kërkojnë që të mbeten fëmijë të këtij vendi. Kërkojnë që ëndrrën e tyre më të bukur rinore ta ndërtojnë në Shqipëri dhe për Shqipërinë, për veten dhe familjet e tyre. Të gjithë me studentët, të gjithë në Tiranë, kjo duhet të jetë motoja jonë nesër.”- deklaroi Berisha ditën e djeshme, në një konferencë për mediat. Studentët gjithashtu kanë njoftuar se në orën 14:00 do të vijojnë protestën para Kryeministrisë. Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta dhe nëse do të ketë përplasje me policinë. Në protestat e mëparshme janë regjistruar disa incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Tubimi i fundit kombëtare u zhvillua më 24 tetor, ku pati përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha jep lajmin për policët: Jeni kapur të gjithë, do mallkoni veten..

Prej 31 majit, qytetarë u ngritën në protestë për të kundërshtuar projektet që pritet të zhvillohen në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit. Kjo lëvizje u pagëzua me emrin “Revolucioni Flamingo” dhe karakterizohej nga tubime paqësore. Tensionet e para u regjistruan në ditët kur kjo protestë u zhvendos nga Kryeministria, tek godina e Parlamentit, kur zhvilloheshin seancat plenare. Aty ka patur përplasje me policinë, pasi protestuesit gjuanin deputetët me vezë. Përshkallëzimi më i ashpër erdhi më 13 tetor, kur studentët nisën një revoltë të dhunshme. Ata sulmuan biznese private dhe institucione shtetërore, teksa u përplasën fizikisht edhe me policinë. Nga episodet e dhunës u dëmtuan efektivë por edhe shumë protestues. Prej 20 tetorit, kryeministri Edi Rama ka vijuar çdo ditë me ftesë për dialog drejtuar protestuesve, duke nxjerrë tryezë dhe karrige poshtë zyrës, por deri më tani, është hedhur poshtë çdo ofertë.

Lexo gjithashtu:  Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Nga ana tjetër, kujtojmë se më 28 tetor, Këshilli i Ministrave ka miratuar “Paketën kundër dhunës”, e cila u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe sipas tij, synon parandalimi ne akteve të dhunës gjatë protestave. Në vendim, parashikohen një sërë masash nga policia për ndalimin e tubimeve, por edhe ndëshkimesh për protestuesit.

Lexo gjithashtu:  E pret burgu? policia i paska zbuluar dhe diçka tjetër të rëndë
Published inLAJMI